Të shtëna para Shtëpisë së Bardhë,evakuohet Trump

Uashington – Pjestarët e Shërbimit Sekret ndërprenë konferencën e presidentit amerikan Donald Trump dhe e morën atë nga dhoma e konferencave.Gazetarëve iu tha të dilnin nga dhoma.

“Kishte të shtëna para Shtëpisë së Bardhë”, tha Trump, duke falënderuar Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë, raporton CNN.

“Ndihem shumë i sigurt me Shërbimin Sekret, ata janë njerëz fantastikë, ata bëjnë më të mirën që munden, janë shumë të trajnuar”, u tha Trump gazetarëve.

Ai shtoi se nuk ishte i sigurt se sa afër ishte sulmuesi, por se ai kishte besim në Shërbimin Sekret.

“Unë do të doja të falënderoja shërbimin sekret për punën e tyre gjithmonë të shpejtë dhe shumë efikase. Përkatësisht, pati të shtëna dhe dikush u dërgua në spital”, tha Trump.

Siç tha ai, duket se personi është qëlluar nga shërbimi sekret “kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh”, shtoi ai.Ai shtoi se nuk e dinte gjendjen e personit që u qëllua.

Një zëdhënës i lartë i administratës konfirmoi për CNN se personi që hapi zjarr ishte në arrest.
Ngjarja ka ndodhur në kufirin e 17 dhe Avenue Pensilvanisë , pikërisht para terenit të Shtëpisë së Bardhë pranë Parkut Lafiette.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close