AAK Nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh

Aleanca për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK) ka mbledhur sot strukturat drejtuese ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi, mbarëvajtja e koalicionit qeveritar dhe performancën e zyrtarëve të AAK-së në qeverinë̈ aktuale.

Po ashtu u diskutua edhe gjendja e krijuar pas propozim aktakuzave ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Përmes një̈ komunikate për media, AAK ka fillimisht iu ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur anëtaret e tyre si pasojë e COVID-19.

Në komunikatë  thuhet se AAK nuk e përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë̈ së lëvizjes dhe bllokimin e ekonomisë̈.

“Aleanca nuk përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë̈ së lëvizjes dhe bllokimin e bizneseve dhe ekonomisë̈. Përkundrazi, Aleanca konsideron se bizneset dhe qytetarët duhet të mbështeten sa më shumë me grante e subvencione, që do ndihmojnë̈ në kapërcimin e krizës aktuale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivel koordinatorësh, sepse sipas këtij subjekti politik, është̈ kthim mbrapa në pozicionin e Kosovës.

“AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot strukturat më të larta drejtuese për të diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend. Aleanca për Ardhmërinë̈ e Kosovës, shpreh ngushëllime për të gjithë̈ ata që kanë humbur familjarët me Covid-19.

Aleanca fton qytetarët e vendit, të respektojnë̈ udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, në mënyrë̈ që sa më shpejt të dalim nga kjo pandemi.

Aleanca nuk përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë̈ së lëvizjes dhe bllokimin e bizneseve dhe ekonomisë̈. Përkundrazi, Aleanca konsideron se bizneset dhe qytetarët duhet të mbështeten sa më shumë me grante e subvencione, që do ndihmojnë̈ në kapërcimin e krizës aktuale.

AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës.

AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë̈ me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një̈ qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit.

Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë̈ konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë̈ në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Këshilli Drejtues i AAK-së e ka autorizuar kryetarin Haradinaj që në emër të Aleancës të zhvillojë çfarëdo bisedimesh eventuale për ri konfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë̈ këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës.

Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close