Ish-kryeministri italian,Renzi:Vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet i detyrueshëm

ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi bëri thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë.

“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i deteyrueshëm për të gjithë”, tha Renzi.

“I detyrueshëm, jo ​​vullnetar”, këmbënguli politikani.

Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.

Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 35 000 viktima.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close