Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente të SHBA

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden futet në fushatën zgjedhore kundër presidentit, Donald Trump me senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente.

Një ekip i mirë?

Marrëdhënia e saj me Joe Biden konsiderohet si e mirë, megjithëse gjatë garës për kandidatë për presidentë ata janë përplasur disa herë. Si prokurore e përgjithshme ajo ka punuar ngushtë me djalin e Joe Bidenit, Beau, së bashku ata u matën me bankat e mëdha, mbështetën popullin punëtor dhe mbrojtën gratë dhe fëmijët nga keqpërdorimi, u shpreh Biden. “Kam qenë atëherë krenar dhe jam tani krenar, që e kam atë partnere në fushatë.”

Joe Biden vetë ka qenë 8 vjet në krah të Barack Obamës si zëvendëspresident. Në mars ai bëri të ditur se si zëvendësen e tij do të zgjedhë një femër. Në kuadër të protestave mbarëkombëtare kundër racizmit në SHBA presioni ndaj tij për të zgjedhur një kandidate jo të bardhë u rrit.

Qëndrimi i Donald Trumpit

Edhe presidenti amerikan është shprehur më parë për këtë. Sipas tij vendimi që herët i rivalit të tij, Joe Biden për të pasur një grua në krah si zëvendëspresidente përmban rreziqe. “Unë do të kisha tendencën të zgjidhja një rrugë tjetër”, ka thënë 74 vjeçari të martën në një intervistë për radion Fox Sports. “Disa do të thonin, se burrat do të ndjehen të fyer nga kjo. Disa do thonë se është në rregull.

la/fab/wa (rtr, afp)dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close