Ka një kërkesë të cilën Putini nuk po ia plotëson serbisë

Administrata e Vladimir Putinit ia ka refuzuar Serbisë kërkesën për ta kthyer Goran Çiriç-in, i cili “është i kërkuar në Serbi për shpërdorim të detyrës zyrtare”.  Çiriç, kishte shkuar në territorin e okupuar ukrainas nga Moska në vitin 2015 si mercenar lufte.

Këtë lajm e bëri publik në facebook njëri nga serbët më pro-rusë Dejan Beriç.

“Pas një lufte vërtet të vështirë, ia dolëm që ta arrijmë atë që dukej e pamundshme. Goranin e e shpëtuam nga deportimi në Serbi dhe sonte arriti në shtëpi (Rusi v.j.) Askush nhuk ka besuar në këtë sukses, se megjithatë duhej luftuar kundër shtetit të Serbisë. Ky sukses tregon se sa shumë dhe kush vlerësohet në Rusi”, ka shkruar Dejan Beriç, i njohur në gjithë Rusinë si një snajperist i aftë.

“Të gjithë këto marifete rreth Goranit janë të ndërlidhura kryesisht me tradhtarët në Serbi, të cilët për të kënaqur Perëndimin, do të kërkonin një mënyrë të re për të hequr qafe vullnetarët tanë”, ka thënë Beriç.

Autoritetet ruse e kishin arrestuar Goran Çiriç-in në gusht të vitit të kaluar, por kishin kërkuar nga Serbia që të që të dëshmonte më shumë lidhur me “aktivitetin e paligjshëm” për të cilin kërkohej ekstradimi i tij në Beograd.

 

Goran Çiriç sapo kishte arritur në Donetsk të Ukrainës, ishte përfshirë në luftën separatiste. Aty oshe takuar me Lily-n, një vendëse ruse me të cilën u martua.

Serbia është një nga aleatët e pakët rusë në Ballkan. Vitin e fundit janë evidentuar përplasje konkrete në mes shteteve. Afera “spiuni Kleban” e ka tronditur opinionin publik Serb dhe vet presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili drejtoi në adresë të Moskës pyetjen “PSE?”.

Në fillim të korrikut, Beogradi u trondit ag demonsrata e dhunshme përballë Kuvendit të Serbisë, për të cilat autoritetet gjithashtu fajësuan infiltrimin rus përmes së djathtës ekstreme.

Përkundër kritikave e përplasjeve në mes Ambasadës Ruse me mediat në Serbi, raportet diplomatike në mes të dy shteve kanë mbetur të mira.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close