Lideri i Vetëvendosjes,Kurti:“Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”, duke shtuar se situatë më të rëndë se kjo Kosova nuk ka përjetuar që nga paslufta.

Kurti ka folur për kanalin e partisë së tij, TVV, për qeverisjen alternative të subjektit që ai udhëheq.

Ai ka akuzuar qeverinë aktuale, duke thënë se ka dështuar t’u japë zgjidhje dy krizave, që ai thotë se janë ekonomia dhe shëndetësia.

Kurti më pas ka thënë se VV’ja ka krijuar qeverisjen alternative, që përqëndrohet në ekonomi dhe shëndetësi.

“Do t’i përmbledhim ato që qeverisja të ndodhë pa asnjë minut pas rikthimit tonë në qeverisje”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close