Maqedonia Veriore synon të kërkojë testin PCR edhe për udhëtarët që kalojnë transit

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë mundësinë që të kërkohet testi negativ PCR për COVID-19 për qytetarët e vendeve fqinje të cilët kalojnë transit , shkruan Alsat-M.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëma ka paralajmëruar se do të shqyrtohet kjo masë.

Ai ka thënë se për momentin ata që transitojnë në Maqedoni të Veriut nuk kanë nevojë për test PCR negativ, por vetëm e kanë të kufizuar numrin e orëve për hyrje dhe dalje në vend.

Masat e reja Maqedonia e Veriut po i shqyrton pas rastit në fluturimin nga Shkupi për në qytetin finlandez Turku.

Në fluturimin e të shtunës, së paku 26 persona rezultuan pozitivë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut dje ka informuar se në atë fluturim ishin 95 kosovarë nga 157 pasagjerë sa ishin në të.

Nga një fluturim tjetër i kompanisë Wizzair nga Shkupi për në Turku të Finlandës, janë futur në karantinë të 30 pasagjerët, siç është njoftuar nga autoritetet finlandeze. Ata që jetojnë në Finlandë janë urdhëruar në izolim shtëpiak, ndërsa për të tjerët karantinën e sigurojnë autoritetet lokale. Madje është njoftuar se udhëtarët nuk janë lejuar të shfrytëzojnë transportin publik në rrugën për në vendin ku do të karantinohen. Të gjithë do të testohen.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close