Në Lipjan e Vushtrri të infektuarit me Covid-19 dalin në qytet

Kosovarët po vazhdojnë mos t’u binden masave të vetizolimit, ani pse ata po rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Kështu në 24 orët e fundit, Policia ka raportuar për dy raste ku personat e infektuar me këtë virus kanë dalë nga shtëpitë e tyre në qytet, shkruan lajmi.net.

Njëri rast sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Lipjan, ku i dyshuari edhe pse kishte dalë pozitiv me koronavirus nuk është vetizoluar.

I njëjti nga shtëpia e tij ka dalë në qytet. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Njëjtë ka ndodhur edhe me një vushtrrias. Ky i fundit ka rrezikuar të tjerët, dhe duke qenë i infektuar ka dalë nga shtëpia e tij.

Edhe për të dyshuarin e dytë, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Vlen të ceket se situata me pandeminë në Kosovë është rënduar tej mase ditëve të fundit.

Në bazë të raporteve të rregullta të IKSHPK-së, vetëm në 11 ditët e para të muajit gusht kanë vdekur 118 kosovarë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close