Vetëvendosje:Na lejoni të kemi qasje në dokumente publike në institucionin e ARBK-së

Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka nisur që t’i licensoj laboratorët privat për shërbimin e testimeve për SARS Cov-2.

Për çka, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi, po kërkon që t’iu lejohet qasja në dokumente publike në institucionin e ARBK-së.

Në këtë mënyrë siç thuhet në kërkesën e tyre do të mund të jenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privatë për testimin e qytetarëve me COVID-19.

“Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close