Zëvendësja e Joe Bidenit – një zgjedhje e guximshme

Pas një kohe dyzimi më në fund është një femër kandidate për zëvendëspresidente e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Një zgjedhje me rrezik, por edhe historike, shkruan Carla Bleiker.

Për kandidaten zëvendëspresidente është debatuar në javët e fundit po aq shumë, sa për kandidaturën e demokratëve për president. Botues britanikë, që baste vënë vetëm për emrin e pasardhëvve mbretërorë, do ishin dëfryer me lojën e emrave të përzgjedhur. Me senatoren Kamala Harris, Biden dhe këshilltarët e tij vendosën për një grua, e cila që në fillim konsiderohej me më shumë shanse.

Kandidate luftarake

Por Kamala Harris si zgjedhje ka edhe rreziqe. Senatorja nga Kalifornia, që në dhjetor 2019 shpalli dorëheqjen nga kandidatura si presidente, ra në sy në debatet parazgjedhore sidomos me sulmet kundër vetë Joe Bidenit. Kritika e saj: Biden nuk u distancua sa duhet nga ish-kolegët e senatit që dikur mbështesnin ndarjen racore në SHBA. Që Biden e bën kandidate rivalen e tij, kjo nuk është e pazakontë. Por Harris u jep mundësi sulmi kundërshtarëve të saj politikë me karrierën e deritanishme. Në kohën e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, sipas kritikëve ajo ka qenë shumë e ashpër dhe gjithmonë e drejtë në luftë kundër kriminalitetit. Që gjatë kandidaturës së saj si presidente, ajo duhej të dëgjonte, që zyra e saj nuk i ka hetuar mjaftueshëm disa raste, në të cilat amerikanë me ngjyrë humbën jetën nga sulmet e policisë.

Kjo mund t’i hapë probleme Joe Bidenit. Në fund të fundit tek e shkuara e Kamala Harris nuk do të sulet vetëm ekipi zgjedhor i Donald Trump. Edhe demokratë liberalë në spektrin më të majtë të demokratëve, ku Biden gjithsesi nuk e ka të lehtë, nuk e shohin me sy të mirë, që Harris vetëm më vonë filloi të paraqitej si një “juriste progresive”.

Vendim historik

Megjithatë: Vendimi për Harris është një lëvizje e zgjuar shahu e Joe Bidenit. Ajo është një politikane me retorikë, që di ta rrëmbejë publikun dhe që tek votuesit demokratë mund të sjellë entuziazmin aq të nevojshëm. Harris është kandidatja e parë me ngjyrë e partive të mëdha në postin e zevendëspresidentes. Një moment historik për një vend ku aktualisht racizmi dhe diskriminimi sistematik i amerikanëve me ngjyrë janë temat sunduese. Joe Biden shpreson natyrisht që të bëjë për vete gjithnjë e më shumë votues me ngjyrë.

Sipas gjasave,Joe Biden për shkak të moshës së tij, nëse do të fitonte zgjedhjet do të qeveriste vetëm një mandat dhe kështu do të hapte rrugën për zëvendëspresidenten. Kamala Harris mund të bëhej kështu presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara. Por për këtë përgjigjen do ta japë e ardhmja. Tani për ekipin e Joe Bidenit bëhet fjalë të fitojë zgjedhjet në nëntor.

 

  • Data 12.08.2020
  • Autor Carla Bleiker/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close