​Qeveria aprovon planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në “Facebook”, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky plan përfshinë masa lehtësuese në shumë sektor. Derisa edhe i ka renditur secilën masë që përfshihet në këtë plan të rimëkëmbjes ekonomike.

“ Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;· Mbështetje për sektorin e arsimit;· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit”, ka shkruar ajo./E.Zeqiri /rtklive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close