Antonio Guterres:Pandemia rrezikon paqen në botë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 jo vetëm që kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, por rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja.

Shefi i OKB-së, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, foli mbi vështirësitë e ruajtjes së paqes gjatë pandemisë, duke thënë dhe se thirrja e tij më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në konflikte në të gjithë botën, bëri që një numër i palëve ndërluftuese pushuann së luftuari.

“Megjithatë, për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk i shtyu palët të pezullojnë armiqësitë ose të bien dakord për një armëpushim të përhershëm”, tha Guterres.

Sipas tij pandemia ka ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e sistemeve shëndetësore, shërbimeve sociale, besimin në institucione dhe sistemet e qeverisjes.

“E gjithë kjo do të thotë që angazhimi ynë për të mbajtur paqen është më urgjent se kurrë”, tha ai.

Në muajin mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rastet e para u paraqitën në Kinë në fund të vitit të kaluar për tu përhapur shumë shpejt në të gjithë botën.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në mbi 20 milionë, ndërsa 749,372 kanë vdekur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close