Kreshnikët e Maleve të Shqipnis së Epërme, në Cetinje

Kreshnikët e Maleve të Shqipnis së Epërme, fotografuar në Cetinje (Cetinja ishte në administrimin e forcave austro-hungareze) në prill 1917, në nisje për në Vjenë të Austrisë si pjesë e delegacionit shqiptar.

Qëllimi i vizitës së delegacionit shqiptar ishte një takim nderimi me perandorin e ri Karl, si dhe për të bërë homazhe në varrin e perandorit Franc Jozefi.

Me kostum kombëtar nga e majta: Kapidan Ndue Gjoni i Oroshit; Vat Marashi, bajraktari i Shkrelit; Gjelosh Gjoka, vojvoda i Kastratit; Zenel Aga, vojvoda i Iballës; Sali Mani, bajraktari i Krasniqes; Zef Ndoc Ndreca i Spaçit.

Përfaqësues të Mirditës ishin: : Kapidan Ndue Gjoni dhe Zef Ndoc Ndreca. Në përshkrimin e shkurtër biografik të bërë nga konsullata austriake ne Shqipëri, dërguar ministrit të jashtëm kontit Ottokar Czernin, shkruhet:

• Kapidan Ndue Gjoni, vëllai i kapidan Marka Gjonit, kushëri i Preng Bib Dodës. Pasardhës i familjes së nderuar Gjomarkaj nga Oroshi. Përkrahes i monarkisë Austro-Hungareze. Mori pjesë në luftime kundër turqve, kundër rebelëve të Shijakut, kundra serbëve dhe kundër Esat Pashës.

• Zef Ndoc Ndreca, ka qënë për shumë vite si mësues në shkollën e famullisë së Spaçit. Mori pjesë aktive në qëndresën kundër turqve, në luftën kundër serbëve dhe kundër Esat Pashës, të cilit i shkaktoj dëme të mëdha. Shqiptar nacionalist dhe simpatizant i monarkisë Austro-Hungareze. Mbajtës i kryqit të artë për merita të veçanta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close