Naser Ramadani: Rastet po bien, qytetarët po i respektojnë masat

Në 24 orët e fundit në Kosovë prej 491 mostrave të testimit pozitiv, me COVID-19 kanë rezultuar 193 persona, 8 persona e kanë humbur betejën me këtë virus, ndërsa 205 persona janë shëruar.

Të dhënat e testimeve sot u bënë të ditura nga Gjakova, komunë të cilën këtë të enjte e vizitoi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Gjatë kësaj vizite ai u shoqërua nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Kransiqi dhe drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gjatë kësaj vizite janë njoftuar për gjendjen dhe aktivitetet e ndërmarra në Gjakovë në luftimin e pandemisë.

Ai tha se nga sot Spitali Regjional i Gjakovës do ketë edhe një autoambulancë moderne dhe dy respiratorë e pajisje mbrojtëse.

Zemaj tha se nga procesi i rekrutimit të mjekësve dhe specializantëve do përfitojnë edhe QKMF-të dhe Spitali Regjional i Gjakovës.

“Sot kemi ardhur me një autoambulancë nga SHSKUK si donacion i partnerët ndërkombëtarë dhe taksapaguesve evropianë që po kujdesen që bashkërisht ta luftojmë pandeminë dhe me disa mjetë përcjellëse të cilat janë më të domosdoshme për trajtimin më të mirë krahas pacientëve që janë të shtruar në spitalin rajonal. Ne kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve humane. MSh në fazën paraprake është përkujdesur që një numër i konsiderueshëm i të punësuarve të vi dhe të shërbej në spitalin rajonal dhe në QKMF-të në Gjakovë. Jemi në fazën e rekrutimit dhe një pjesë e konsiderueshme do ndahen për rajonin e Gjakovës dhe pjesa tjerë që lidhet me specializimet dhe spitali i Gjakovës në të gjitha profilet do të përfitojë në numër të konsiderueshëm”, tha ai.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se në 24 orët e fundit prej 491 mostrave të testimit 193 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse janë raportuar 8 vdekje.

Ramadani tha se qytetarët tashmë kanë nisur t’i respektojnë masat dhe kjo po vihet re fal rënies së lehtë të numrit të rasteve të të prekura nga SARS-COV2.

Ai tha se në 24 orëshin e fundit janë shëruar 205 pacientë.

Për nga numri më i madh i të infektuarve prinë Prishtina me 56 raste, e pasuar nga Peja me 18 raste, pastaj Gjilani 14, Vushtrria 13 raste e kështu me radhë.

“Tashmë jemi në rrugë të mbarë. Që disa ditë nga java e kaluar kemi qenë shumë të stabilizuar në situatën epidemiologjike dhe po vazhdojmë me këtë stabilitet…qytetarët kanë filluar t’i respektojnë masat dhe kjo vërehet në rënien graduale të lehtë të moderuar mund të them të ngadalshme por të sigurt drejt uljes së lakores emidemiologjike. Në 24 orët e fundit në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP me metodën PCR tashmë janë testuar gjithsej 491 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren që rezultojnë me 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se spitalet edhe klinikat e QKUK-së vazhdojnë të jenë të mbushura me pacientë të infektuar me koronavisur. Deri në këto momente ai tha se në këto hapësira spitalore ndodhen 589 pacientë.

Sipas tij gjendja klinike e pacientëve vazhdon të jetë e rënduar.

“Spitalet tona ende vazhdojnë të jenë të mbushura me pacientë. Sot në spitalet rajonale dhe në Klinikat e QKUK i kemi 589 pacientë të konfirmuar ose që presin rezultatet për COVID, nga ta 232 i kemi në klinikat e QKUK-së rreth 360 të tjerë në spitalet rajonale. Në spitalin e juaj në Gjakovë i kemi 41 të shtrirë, ndërkohë që nga gjithë numri total i të shtruarve në nivel vendi 375 i kemi me oksigjenoterapi ndërkohë i kemi 41 të tjerë të kyçur për respirator nga ta 11 të intubuar dhe 30 të tjerë në formën tjetër të asistimit të frymëmarrjes artificiale cipap. Gjendja shëndetësore e pacientëve të shtrirë vazhdon të jetë e rënduar”, tha Krasniqi.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini derisa ka falënderuar stafin mjekësor për punën e palodhshme, ndërsa ka kërkuar më shumë kujdes nga qytetarët.

Ai tha se çerdhet në këtë qytet nuk do të hapen derisa të testohet i gjithë personeli edukativ i çerdheve dhe kopshteve.

Gjini tha se njëjtë do të ndodhë edhe me shkollat varësisht nga vendimi që merret.

“Çerdhet në Gjakovë nuk do të hapen derisa të arrijmë me i testua edukatoret dhe personelin që punon atje po punojmë që kjo të ndodh shumë shpejt nuk po flasim për javë por për ditë pasi ti kemi testet për edukatoret dhe personelin që punon nëpër kopshte dhe çerdhe atëherë do i hapim çerdhet për shkak së mundësia e infektimit është shumë e madhe nëse do kemi të infektuar”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nën shoqërimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës, Valbon Kransiqi dhe drejtorin e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close