Plazhi i Gjeneralit, lindje dhe perëndime dielli që nuk duhen humbur

ATSH/- Plazhi i Gjeneralit, i cili ndodhet në zonën e Kavajës është një nga destinacionet që nuk duhet humbur.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga gjiri i mrekullueshëm i plazhit të Gjeneralit thekson se është një zonë me biodiversitet të pasur tokësor dhe ujor.

“Plazhi i Gjeneralit lindje dhe perëndime dielli që nuk duhen humbur, plazhe natyrore me një biodiversitet i pasur tokësor dhe ujor”,- nënvizon Klosi.

Kavaja ka një vijë bregdetare thuajse 30 kilometra e nisur nga Golemi dhe që përfundon në Spille.

Mes tyre është edhe Plazhi i Gjeneralit, i cili ndodhet midis dy kepave shkëmbore dhe është formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detit.

Përbëhet nga rërë e imët me ngjyrë të verdhë në të hirët. Ka formën e patkoit dhe rrethohet nga shpate të buta kodrash me lartësi rreth 100 m, të veshura me shkurre mesdhetare, gjithmonë të blerta: dafinë, shqopë, mare, etj. Kepat shkëmbore në veri dhe në jug të plazhit me blloqe shkëmbore konglomeratike, të përbëra nga zaje me gjithfarë ngjyrash, përbëjnë një mozaik të mahnitshëm që harmonizohet me koloritin e pyjeve fantastikë nënujore të leshterikëve të detit (Cymodocea nodosa e Zostera marina).

Këto peizazhe me bukuri përrallore, pastërtia e kristaltë e ujërave dhe e rërës e tërhoqën gjeneralin italian në vitet ’30 të shekullit të kaluar që të vinte me jaht në këtë plazh të virgjër dhe të pushonte me familjen e tij. Së bashku me vlerësimin, ai i la plazhit edhe emrin e gradës së tij të lartë ushtarake.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close