Tensione në mes Greqisë dhe Turqisë,Franca dërgon aeroplanë luftarakë

Franca sot dërgoi dy aeroplanë luftarakë ” rafale” dhe dy anije të Marinës në Mesdheun lindor, ku Turqia përsëri dërgoi një anije në pjesën greke të detit për të kërkuar gaz dhe naftë nën det, shoqëruar nga një flotë anijesh luftarake. Si përgjigje, Greqia dërgoi anijet e saj luftarake në zonë dhe ngriti gatishmërinë e saj ushtarake.

Franca tha që kishte dërguar përforcime ushtarake në Mesdheun lindor për të kontribuar në “respektimin e ligjit ndërkombëtar”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot falënderoi Francën për forcimin e pranisë së saj ushtarake në Mesdheun lindor, raporton agjensia AP.

Tensionet e tanishme midis Athinës dhe Ankarasë rrjedhin në një pjesë të madhe nga mosmarrëveshja e tyre për demarkacionin e kufijve të tyre detarë, që është arsyeja për mosmarrëveshjet e shumta në vitet e fundit midis dy vendeve, të dyja anëtarët e NATO-s.

/Përgatiti proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close