A MOS PO U SHKRUHËT NJË”KËNGË”E DYTË DHE E DHIMBËSHME SHQIPTARËVE NGA ERDOGANI,SIÇ ISHTE AJO E ÇANAKALASË?

Shkruan:Haxhi Zeneli

Turqia në vitin 1915,u bëri thirrëje të gjithë muslimanëve të kohës për ta shpëtuar lëkurën e vetë,ku në këtë betejë e ashtuquajtura ,beteja e Çanakalasë,humbën jetën më shumë se 25 mi shqiptarë nga 35 mi që morën pjesë.

A egzistojn gjasat që shqiptarëve tu shkruhët edhe një”këngë e dytë”,por me shpresë që kjo kurr mos të ndodhë më.

Shqiptarët duhët të jen shumë koshient nga implikime të tilla.Sot sipas rrjedhave politike,Turqia ka mundësi që shqiptarët ti përfshijë për së dyti në një politikë humbëse kundraj Europës!Nëse kjo histori do të përsëritët,pa dyshim se do i varros ëndrrat e shqiptarëve njëherë e përgjithmon.David L.Philips,drejtor i programit per Ndertimin e Paqës dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit të Columbis,vazhdimisht na tërhjek vrejtëjen,se Erdogani nuk ka qëllime të mira për shqiptarët,dhe se si ai synon dominimin e Ballkanit nëpër mes të Bosnjes,Kosovës dhe Shqipërisë duke e përdorur këtu me sukses edhe fenë.Për më shumë se dy dekada Turqia përgatiti fushëveprimin duke përdorë disa”shoqata humanitare”që të shtrojë rrugën drejt Ballkanit,me qëllim të ngritjes së ideologjis dhe indoktrinimit fetar,ku qëllimi i ti,që në një të ardhëme ti përdori muslimanet”mish për top”.Turqia edhe pse ishte një shtet laik që nga rënja e Perandorisë Osmane,ata kanë pasur një qasëje fleksibile ndaj fesë,duke e përdorur atë në raste të nevojëshme për interesa të tyre.Presidenti i Turqisë Erdogan,ka kohë që ka marr një inisijativë për ta portretizuar vetën jo vetëm si një qenje muslimane,por edhe si një fuqi e vetme islamike,duke u përpjekur të krijojë një shtet islamik,(sukur alkaida),me qëllim që ti afrojë rreth vetës edhe arabët musliman për fuqizimin e ti.

Erdogani po luan një lojë edhe në kurrizin e shqiptarëve dhe të gjithë muslimanve të Ballkanit,duke prekur aty edhe interesat e Sh.B.A.ve,dhe Europës.Në një të ardhëme jo shumë larg,do të bindemi se nga kjo lojë e Erdoganit,do të kërcënohen ekzistencialisht Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,me politikën dhe fuqizimin ekonomik të Turqisë në Ballkan.Pa dyshim se amerikanet nuk do ta tolerojne këtë,edhe pse i’kanë duart e zëna në anët tjera,ata do të detyreohen që një ditë të përballën me Turqin.

Kurse në anën tjetër,përpjekjet e Ruso/Serbëve,për ti larguar shqiptarët nga aleati i tyre Amerika,dhe për ti trasuar tek Turqia,është i pamohuar dhe po duket i arritshëm çdo ditë e më shumë.Për këtë nuk mundemi të fajosim vetëm shqiptarët,këtu faji dhe përgjegjësia bie edhe mbi Sh.B.A,të dhe Europën,të cilët per mendimin tim,ata nuk kishin një plan të qartë për Kosovën dhe shqiptarët.Që nga bombardimi i Natos,ata në vazhdimësi u treguan të luhatëshëm në pranimin e shqiptarëve në B.E.Siç duket me qëllim apo pa qëllim,ata po i lëjnë shqiptarët në mëshirën e Turqis!

Europa kërkojnë nga shqiptarët që të ndryshojn,por vetë Europa nuk ka ndryshuar fare dhe ende nuk po ndryshon qasjen ndaj shqiptarëve.

Nëse shqiptarët por edhe Bosnja mbetën jasht Europës,padyshim që rruga e Erdoganit drejt Ballkanit është e hapur,ku ai edhe njëherë do i merr shqiptarët në ombrellën e vetë,dhe nga kjo gjëndje padyshim se Sh.B.A,-të në një të ardhëme do i shtyjë në një aleancë drejt Serbis por edhe Greqis,me qëllim që ti përdorë ata në një përballëje për dobësimin Turqis në Ballkan.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close