BE ka arritur marrëveshjen e parë për vaksinat: Të paktën për 300 milion doza

Komisioni Evropian njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike Astra Zeneca për blerjen e të paktën 300 milion doza të vaksinës anti-kovid 19.

Organi ekzekutiv i BE-së, i cili po negocion në emër të 27 vendeve anëtare, deklaron se kontrata përfshin mundësinë e blerjes së dozave shtesë nëse vaksina provon të jetë efektive dhe e sigurt, raportoi Reuters.

Marrëveshja shënon përparimin e parë në prokurimin e një vaksine për BE në luftën kundër pandemisë koronavirus.

“Sot, pas disa javësh bisedimesh, ne nënshkruam kontratën e parë për blerjen e një vaksine të mundshme,” tha Komisionerja Evropiane e Shëndetit Stella Kyriakides në një deklaratë të shkruar.

Më parë në qershor, Aleanca Evropiane e Vaksinave (IVA), një grup i formuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Hollanda për të siguruar një furnizim vaksine për të gjithë anëtarët e bllokut, nënshkruan një marrëveshje fillestare me kompaninë.

/proinformacion.com/

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close