Fizikantë teorikë:Na pret kolaps i pandalshëm i civilizimit njerëzor!

Për mundësinë që një ditë bota të përfundojë se gzistuari ashtu siç ne e njoihim kanë parashikuar gjithmonë.Tani këtij fundi që po vjen i janë referuar edhe shkencëtarët.

Fizikantët teorikë të specializuar në sisteme komplekse kanë arritur në përfundimin se shpyllëzimi që po bëhet nga njerëzit mund të shkaktojë një “kolaps të pandalshëm” të civilizimit njerëzor në dekadat e ardhshme.

Nëse njerëzit vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të tilla, Toka nuk do të jetë më në gjendje të mbajë një popullsi në rritje, dhe me këtë shkallë pyjet mund të zhduken plotësisht në 100 deri në 200 vjet.

Dr. Gerardo Aquino nga Instituti Alan Turing në Londër dhe Profesor Mauro Bologna nga Universiteti Tarapaca në Kili treguan në studimin e tyre se ne do të ndiejmë pasoja të rënda edhe para se të prejmë pemën e fundit, dhe ndryshimet përfshijnë mbijetesën e rrezikuar të shumë specieve, përfshirë edhe tonën.

Para zhvillimit të civilizimit njerëzor, Toka ishte e mbuluar nga 60 milion kilometra katrorë pyll, ndërsa të dhënat e reja tregojnë se kemi pak më pak se 40 milion.

Me fjalë të tjera, kemi ngelur disa dekada përpara se të kalojmë pikën e kthimit.

Hulumtimi i fizikanëve ka treguar që shanset për të shmangur një rezultat katastrofik janë jashtëzakonisht të vogla, dhe në rastin më të mirë ne kemi më pak se një shans 10 përqind për të shmangur një katastrofë.

Mesazhi është në të vërtetë që një katastrofë është e pashmangshme nëse ne nuk ndryshojmë mënyrën e paqëndrueshme të funksionimit, dhe e vetmja rrugëdalje qëndron në zhvillimin teknologjik të paparë.

Ajo që është e rëndësishme është që ne nuk duhet të harrojmë se ky është hulumtim nga fizikanë teorikë që i qasen problemit në nivelin e teorisë dhe pjesët e hulumtimit janë spekulative. Kjo do të thotë, ata pyesin se çfarë duhet të marrë shoqëria nga kufizimet e burimeve dhe si do të dukej një shoqëri e tillë.

Zhvillimi i lartë teknologjik sjell me vete zgjidhje që do të shmangnin ose parandalonin një katastrofë ekologjike.

Ne nuk jemi në atë nivel për momentin, por pyetja është nëse do ta arrijmë atë me kohë. Ky hulumtim tregon se nuk do të kemi, më saktë, më pak se një shans 10 përqind për të ndodhur kjo.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close