Lamtumira nga shteti Palestinë

Nën ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në aspkeitn diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një humbës tragjik, mendon Rainer Sollich.

Nuk duhet të ndash të njëjtin mendim me të në përzgjedhjen e fjalëve, por nëse bën një analizë presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka kuptuar drejtë: Ujdinë historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mund ta konsiderosh edhe si „tradhëti” ndaj çështjes palestineze.

Abu Dhabi pa qenë nevoja ka miratuar një akord, që nënkupton ngrirjen, por në asnjë mënyrë fundin e planeve të Izraelit për aneksime në territoret palestineze – siç theksoi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu menjëherë pas marrëveshjes.

Solidaritet hipokrizie nga të gjitha anët

Këtu shtrohet pyetja, nëse Emiratet e Bashkuara Arabe në bisedimet e fshehta me Izraelin dhe SHBA-në „nuk  do të kishin mundur të arrinin gjë për vëllezërit e tyre palestinezë”. Por me sa duket kjo nuk ka pasur shumë rëndësi për ta. Këto vende kanë të tjera prioritete strategjike – gjoja solidariteti i tyre me palestinezët është thjeshtë hipokrizi.

Kjo është e padrejtë dhe e hidhur për palestinezët. Eshtë si një tendencë e pakthyeshme: Jo më Izraeli, por në radhë të parë Irani e gjithnjë e më shumë edhe Turqia prej shumë vendeve arabe po konsiderohen si “ndërhyrës” të rrezikshëm në rajonin e tyre. Shmangia e këtyre dy rivalëve ka prioritet të lartë. Veçanërisht sa ka të bëjë me Iranin, Izraeli është për këto vende një partner më i natyrshëm dhe më atraktiv: Izraeli është në nível kryesues si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë të teknologjisë. Po ashtu Izraeli e sheh me të drejtë kërcënimin më të rrezikshëm ndaj sigurisë së vet prej Iranit dhe aleatëve të tij në Siri, Liban, Irak, Jemen dhe në Rripin palestinez të Gazës.

Ishte e pritshme, që Teherani si edhe Ankaraja do ta refuzonin me fjalë të ashpra këtë akord. Megjithatë kjo ujdi u ofron edhe një mundësi Teheranit dhe Ankarasë, që të paraqiten si partnerë të palëkundshëm të palestinezëve e kësisoj të konsolidojnë pretendimet e tyre për pushtet dhe influencë në rajon. Por edhe „solidariteti” i tyre ndaj palestinezëve është një pretekst banal. Në të vërtetë qëllimi i vetëm janë interesat vetiake për pushtet.

Dështimi i udhëheqjes palestineze

E vërteta është, se palestinezët e kanë humbur prej kohësh luftën e tyre kundrejt Izraelit për një shtet të pavarur. Ky shtet sot as që nuk është më në agjendën ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikën izraelite të vendbanimeve hebreje, por edhe me ndryshimin e prioriteteve arabe dhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump që lufton për t’u rizgjedhur. Por kjo ka të bëjë edhe me paaftësinë prej dekadash të udhëheqjes palestineze, për të zhvilluar vizione që përtej protestave e dhunës të mobilizojë një mbështetje efikase ndërkombëtare për interesat e veta.

Së paku ky është në një farë mënyre edhe faji i vet palestinezëve, nëse tani në Lindjen e Mesme duke anashkaluar interesat e palestinezëve po farkëtohen aleanca të reja e me siguri që së shpejti edhe shtete të tjera, kryesisht nga rajoni i Gjirit Persik mund të vendosin paqen me Izraelin. Për palestinezët ky është një zhvillim tragjik – por për pjesën tjetër të rajonit sidoqoftë një shenjë e mirë.

 

  • Data 14.08.2020
  • Autor Rainer Sollich/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close