Ligji për pandeminë: Dënimi varion nga 35-500 e për mosvënie të maskës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

Gjithashtu edhe edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e përgëzoj kryetaren Osmani për propozimin e këtij ligji.

Tutje, deputeti tregoi se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro. Ndërsa ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. E ai që nuk respekton izolimin do të dënohet me 500 e.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close