MENTALITETI I LYPSIT DHE SHOQËRIA QË PRODHON RASTE SOCIALE!!

Shoqëria jonë ashtu ashtu është ajo që prodhon raste sociale,edhe atëhere kur vërtetë për to s’ka nevojë ose ato janë të shmangshme lehtë.

Kjo gjithësesi ka të bëjë me një mentalitet të krijuar mbi bazën e pseudo bamirësisë,e cila jo vetëm i gëzon fëmijët për ndihmën momentale por sjell me vete edhe rrezikun se “edhe tu nejt e tu shetitë mujmë me jetue mirë me pasë banesë edhe me pasë me hangër sa të duash”.

Bamirësia e ditëve të sotme në trojet tona funksionon mu kështu,e cila jo pak ka marrë karakter fetarë.

Ajo çfarë është shqetësuese se po krijohen gjenerata të “lypsarëve potencial” të cilët edhe nuk marrin edukim dhe orientim nga askush se zhvillimi vjen ekskluzivisht nga puna e jo nga lutjet dhe lypsaria dhe të ndenjurit në internet.

Në kuadër të kësaj dhe në bazë të vrojtimeve mund të themi se edhe bamirësia në mesin tonë uk është bamirësi!
Pse?Sepse përderisa një shoqëri krijon mendimin se duhet me ba mirë për t’u shpërblyer masanej ,është në një farë mënyre ,bamirësi interesi.

Përderisa shoqëritë e vërteta humanitare kurrë nuk bëjnë veprime humanitare duke menduar profitin më pastaj,cilido çoftë ai,shpirtror apo material,por sepse vërtetë duhet ndihmuar dikë apo një grup të caktuar në momente të caktuara.

Ne jemi në letargji dhe stagnim.kur të zgjohemi nga gjumi do të na ikin anijet kosmike për në Mars!!

/XHELIL ARIFI /
14 GUSHT,VITI I MRAPSHTË 2020

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close