NA ISHTE NJË HERË *Poezi
Të kam strehuar
në përrallën për të
bukurën e fjetur
Do të jetosh aty
si në ëndrrën time
të fshehur
nga magjitë e zeza
S’do ta dëgjosh më
as zërin e zgjimit
në mëngjeset e munguara
Netëve të vjeshtës së vonë
pranë oxhakut do ta imagjinoj
gjyshen kur çdo përrallë
e fillonte:
“na ishte njëherë…”
Comments are closed.