Pse u zhdukën europianët në mënyrë misterioze 14.500 vite më parë?

Një studim shkencor i pak viteve më parë mbi skelete 35,000-vjeçarë tregon se ka pasur një ndryshim të menjëhershëm klimatik dhe se u ribanua fillimisht në Jug. 14.500 vite më parë europianët u zhdukën dhe u zëvendësuan nga njerëz të tjerë. Disa shkencëtarë arritën në këtë përfundim pas analizës gjenetike të fosileve skeletore njerëzore të gjetura në Europë. Sipas informacioneve që mblodhën, materiali i ndryshëm gjenetik që u zbulua, i atribuohet një ndryshimi të papritur klimaterik, të cilin njerëzit nuk ishin në gjendje t’i përshtaten.

U analizuan ekzemplarë të skeleteve të gjetura në të gjithë Europën, që datojnë nga 35,000 deri në 7,000 vite më parë, dhe u zbuluan fise të ndryshme, por me paraardhës të përbashkët. Përndryshe, Europa ishte e banuar nga shumë popullsi. 40-70 mijë vite më parë njerëz nga Afrika u vendosën në Europë dhe më vonë, gjatë revolucionit bujqësor, fermerë nga Lindja e Mesme zëvendësuan gjuetarët vendas. Një popullatë tjetër ishte kalorësit nga stepat e Ukrainës që erdhën në Europën qendrore dhe u përzien me vendasit. Hulumtimi u bazua në faktin se në shumicën e njerëzve në Europë dhe Amerikën e Jugut vërehen grupet M, N. Sot grupi N vërehet tek europianët, ndërsa grupi M tek aziatikët dhe australianët. Ekipi hulumtues zbuloi se grupi M ekzistonte në materialin gjenetik të europianëve 14.500 vite më parë dhe papritmas u zhduk.

Gjithashtu arriti në përfundimin se europianët, aziatikët dhe australianët ndoshta kishin paraardhës të përbashkët, të cilët vinin nga Afrika dhe u shpërndanë nëpër këto tre kontinente. Ndryshimi i papritur i temperaturës. Rënia graduale e popullsisë filloi në Epokën e Akullnajave, 22 mijë vite më parë. Për të mbijetuar nga temperaturat e ulëta, njerëzit gjuanin në zona afër Mesdheut, duke bërë që popullsitë që mbetën në Europën veriore të binin ndjeshëm. Sipas hulumtimeve të bëra, 14.500 vite më parë, ndodhi një ndryshim i menjëhershëm i temperaturës dhe njerëzit që i përkisnin grupit M u zhdukën dhe u zëvendësuan nga njerëzit me grupin N. Shkencëtarët arritën në përfundimin se gjenerata e re e europianëve erdhi nga Europa Jugore. K.E

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close