KUR ITALIA ISHTE SHQIPTARE

Eshte nje aspekt pak i njohur , i njohur vetem nga specialistet qe dallojne nje epoke historike, ne te cilen pjese te territoreve italiane qene qeverisur nga shqiptaret.

Shpesh duke ndjekur kujtime te historise bashkekohore te marra nga shkolla e universiteti kujtojme se mbreti Viktor Emanueli i trete ishte Mbret i Italise dhe Shqiperise nga 16 prill 1939 deri ne tetor 1943.
Por ka nje aspekt shume pak te njohur ne pasqyrimin e mehershem, nese duam te perdorim metrin aktual te se drejtes nderkombetare , kishte me shume shqiptare ajo pjese e Italise e perbere nga shqiptaret ne shekullin e 15 (Nder) se sa Shqiperia italiane ne te ashtequajturen periudhe (Bashkimi Personal)

Nëse shohim ngjarje ndërsa ato shpalosen, duke mos lënë pas dore, duke analizuar rendesine e madhe historike e strategjike te krahinave te Rajonit ne fjale.
Monte Sant’ Angelo

Monte Sant’ Angelo ( Mali i Shenjtit Engjell) qendra me e madhe e Kepit garganik, i famshem qe nga Mesjeta e hershme per SHenjtoren e Shen Mehillit (Mikelit) Arcangelo, qe qe vizituar nga shume Pape , perandor e princa , dhe behet nje nga etapat me te shenjta te pendimtareve , qe shkonin ne pelegrinazh ne Token e Shenjte o ne Kryqezatat . Edhe Shen Francesku shkoi ne pelegrinazh atje nga 1216 deri me 1222.

Te njohura historikisht dhe artistikisht , edhe Kisha e Shen Pjetrit , e ashtequajtura, Varri i Mbretit longobard Rotari, Kisha Shenjtes se Madhe Mari dhe Keshtjella imponuese Normano , ne te cilen per ngritjen morale , siç do t’a shohim, shqiptaret dhane nje kontribut vendimtar.
“Megjithate duhet ditur se kater jane pjeset kryesore , per te cilat dyshohej dhe mendohej se turku mund te vendoste kembet ne Mbreteri , dmth. Taranto , Bari , Trani e Monte Sant’ Angelo (..) Qendron Monte Sant Angelo , i cili duke qendruar mbi shpinen e te gjithe Puglias rrethon rreth 60 milje , me nje pjese siper detit eshte nje vend shume i forte”

Qyteti eshte krijuar rreth Shenjtores me te vjeter te Krishtere pas asaj te Jeruzalemit e Romes , e shquar per rendesine quesh ne kohet e Romes se vone dhe te mesjetes se hershme . Per me teper se njemije vjet kjo qyteze ka qene e fortifikuar panderprere dhe qendresa e saj taktike –logjistike eshte e pershkruar me rreth 1500 fjalet e Marcolodi “per“Megjithate duhet ditur qe kater jane pjeset kryesore , per te cilat dyshohej , per te cilat mendohej se turku mund te vendoste kembet ne mbreterin , dmth. Taranto , bari , Trani e Monte Sant’ Angelo (..) Qendron Monte Sant Angelo , i cili duke qendruar mbi shpinen et gjithe Puglias rethon rreth 60 milje , me nje pjese siper detit eshte nje vend shume i forte”

NDERI
Nderi i Monte Sant angelos qe ndertuar shkurt te 1177 nga Guljelmi i II i Miri i Siçilise ( 1166- 89) si zoterime “ ne te cilen ushtrohej nje autoritet me i larte i asaje feudale ( P.F. Palumbo ) ne njohje te prestigjit qe lidhte Shenjtoren o me mire te themi shenjterine e vendit.
Zoterimet permblidhnin , perveç kryeqenderes Monte Sant’Angelo , edhe Sponte , Vieste , Lesina, Peschici ,Ritum ( ndoshta dhe Rodin aktual garganik ) Karpino Kanjano , Sfilzi , Kandelaro , Versentino , Lanzano dhe manastiret e Shen Gjiovanit ne Lamis , Santamarine e Pulsanos me gjithe zoterimet : Nderi i qe dhene ne mbiemer Giovanes , bijes se Enrikut te II te Anglise (1154-89) dhe gruaja e mbretit te lartpermendur (Guljelmit).

Nderi ju kalon shqiptareve

Kur Ferdinando d’Arogona I mbreti Napolit (1458-94) ju desh te mbrohej ne Barlete nga sulmi i Anzhuineve , ai u mbyll ne ate qytet ,dhe mundi te shpetonte vetem fale nga nderhyrjes se Skenderbeut . Per mirenjohje mbreti ne 1464 i jep Feudin (principaten , Skenderbeu behet Princ) Monte Sant ‘Angelo San Giovano rotondo , dmth (NDERIN ). Eshte e qarte deri ne kete pike , qe Nderi i vjeter , me gjithe ate hapesire territori , nderpret pikerisht procesin e shperberjes , dhe ai hyri me nje principate shume te zvogeluar dhe me juridiksion me te kufizuar krahasuar me te kaluaren , por me te lehte per t’a mbrojtur . Zoterimet e Skenderbeut dhe te trashegimtareve te tij zgjaten perreth 20 vjet , Ferdinando kishte treguar mirenjohjen ndaj princit shqiptar , duke i dhene se bashku me principaten , nje hapesire pushteti e te ardhurash , si privilegjin “detar” ose mbledhjen e taksava te renda per mallrat e ngarkuara ose te shkarkuara, nen juridiksionin e drejperdrejte mbreteror ( nuk do paguante asnje takse ) , i cili perjashtonte çdo gje tjeter , te drejten te eksportonte mall te çdo lloj vlere nga bregu i Sant Angelo o nga porti i Matinates , me heqjen e te drejtave qe kishte per shkak te Manfredonias.

Ndersa Skenderbeu ishte ne Shqiperi ne vitin 1467 , dhe luftonte kunder Turqve , gruaja Andronica Commeno vjen ne Monte San’t Angelo te marre drejtimin e keshtjelles dhe te jetoje aty. Por pak muaj me vone ju desh te kthehej ne Shqiperi qe t’i qendronte afer burrit heroik te semure , qe vdiq ne janar te 1468 , 65 vjeç . E ngelur e ve Andronika ( Donika) me te birin Gjon Kastriotin shkoj te jetonte ne Napoli me te ardhurat qe mblidhte nga principata e Monte Sant’ Angelo , ne te cilen kishte edhe taksen rreth kripes . Me kalimin e kohes dhe per pasoje e sulmeve mbi mure ,vitet kishin lene shenja mbi Keshtjellen Normano dhe te mureve te fortifikuara.. Ferdinando I ne 1475 kthehet ne ate keshtjelle, jo si luftetar por si pelegrin (shtegtar) ne Monte Sant Angelo , dhe verteton me syte e vet ne ate rast se duheshin bere restaurimet e pikave me te rendesishme te forteses.

Ai nuk la pas dore të jepte dispozitat e duhura në kontekstin e një plani të përgjithshëm,per te cilin , ne 1483 urdheroj Gjon Kastriotin ( te birin e Skenderbeut ) per te siguruar “ tokat e detit , te Malit, ne menyre qe Vieste nuk kishte pse te dyshonte (druhej ) per ushtrine e armikut”. : Punimet per restaurimin vazhduan ne siguri dhe ne menyre te kenaqshme sepse ne 1484 mbreti “ u shkruan qytetareve te Monte Sant’Angelo , duke i falenderuar per zellin e tyre me te cilin pritet fortifikimi i mureve dhe i kalimeve te atij qyteti.

Lutet qe te ngulmojne ne te mire , sepse do mungoje i ndrituri Gjon Kastrioti Zoteria i tyre, i cili do shkoje ne tokat e Otrantos , kunder Armiqve( N. Barone)

Ne perfundim te punimeve ne 1493 keshtjella e Monte Sant’Angelo , si dhe ne te njejten kohe ajo e Manfredonias , rezultojne te forcuara nga dy kulla te madherishme , trung- konik nga ana lindore te pajisura me perde te larta muresh e me vakum te pershtatshem per te perballuar nevoja te reja mbrojtjeje ,te lindura me perdorimin e artilerive dhe ne pergjithesi te armeve te reja te zjarrit.

Mbreti u ndje shume i freskuar ( i lumtur ) nga punet e perfunduara dhe informoj ne 1492 Giacomo Pontano dhe te tjeret nga masat e marra prej tij ne rast se “ Turku do te thyente paqen. Messer ( tip noteri gjykatesi i asaj kohe) Theodoro De Trivulci te shkonte ne Malin Sanct ‘Angelo me njeqind burra nen arme “ ( Trinchera) . Eshte kjo periudha qe Ferdinando I ben qe te ngrihen kulla te shumta per rojet kunder Saraceneve , te cilat ishin te ndertuara ne numrin me te madh gjate periudhes spanjolle , dhe akoma vrojtojne te gjithe bregun e Garganos dhe te gjithe Italise se jugut.

Duke u kthyer ne ngjarjet e principates shqiptare Gjon Kastrioti ( i biri i Skenderbeut) ne 1484 , duke mos duruar shqetësimin e demonstruar nga populli per taksat intensive per fortifikimin e zones , kerkon dhe merr nga mbreti Ferdinando shkembimin e Mont Sant’Angelo dhe San Giovani Rotondo me tokat e Soletos dhe te Shen Pietros ne Galatina prane Leçes me titullin Konte .

Edhe sot ne Monte Sant’Angelo prania shqiptare kujtohet ne menyrat me te mira : ne Stemen zyrtare te Bashkise eshte e pikturuar shqiponja dykrenare “ me nje koke qe shikon Romen e tjetren Kostandinopolin , duke nenvizuar qendresen dhe ekuilibrin historik dhe gjeopolitik te Shqiperise.
Burimi : https://www.albanianews.it/cultura/storia/italia-albanese

/Perktheu nga Italishtja : Anna Hida , Romë
/Nën kujdesin e Fahri Xharrës

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close