Corona virusi anulon Oktoberfestin për herë të parë në 70 vjet

ATSH/ Për shkak të pandemisë COVID-19, Oktoberfest u anulua në formën e tij origjinale dhe në një vend të njohur, në Mynih. Por ai ende jeton në mënyra të ndryshme dhe në vende të ndryshme, madje edhe në Kinë.

Oktoberfest Mynih, me më shumë se gjashtë milionë vizitorë në vit, është një faktor i madh ekonomik për qytetin dhe rajonin. Edhe pse është anuluar 24 herë që nga fillimi i tij në 1810 ndër të tjera për shkak të luftërave dhe epidemive të kolerës, kjo nuk ka ndodhur në 70 vjetët e fundit.

Kryeministri i Bavarisë, Marcus Zeder njoftoi më 21 prill se Oktoberfest do të anulohej.

Në vend të kësaj, ka dy ngjarje të reja në Mynih, “Verë në qytet” dhe Virtshausvizn të cilat do zhvillohen sipas rregullave të koronavirusit.

Në Qingdao, Kinë, megjithatë, Oktoberfest po mbahet, pothuajse sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Por as mënyra bavareze dhe as kineze nuk duhet të kënaqin tifozët e Oktoberfest të vërtetë në Mynih. Por, në faqen zyrtare të Oktoberfest, thuhet se “Fillimi tradicional i Oktoberfestit të radhës është të shtunën, 18 shtator 2021, në orën 12:00”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close