“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, kryevepra e pasurisë sonë shpirtërore drejt UNESCO-s

ATSH/ Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën përpara për të kandiduar “Kcimin e bjeshkës me tupan të Tropojës”, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa vlerësoi ritmet marramendëse, energjinë  shpërthyese dhe ngjyrat e këtij kërcimi.

“Ritme marramendëse, energji shpërthyese, ngjyra… Ky është ‘Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës’, pjesë e folklorit tonë koreografik, një nga perlat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën përpara për ta kandiduar atë, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, tha ajo.

Pak ditë më parë, ministrja Margariti bën të ditur se listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut”, “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”, etj.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close