Ministrja e Jashtme Haradinaj-Stublla : Malajzia 1 milion maska për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se Qeveria e Malajzisë do ti dhurojë Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.

Ajo ka falënderuar Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.Njoftimi i plotë:

Pas videokonferencës që zhvillova me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik, sot u njoftuam se Qeveria e Malajzisë kanë vendosur t’i dërgojnë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close