Osman Taka,valltari çam

Osman Taka ishte një nga kontribuesit kryesor të Rilindjes Kombetare dhe një valltar i mirënjohur i kohës së tij. Për nder të tij është emërtuar edhe vallja Osman Taka. Ai lindi në  Filat te Çamerise, në një nga familjet më të fuqishme dhe të pasura të qytetit. Në vitin 1848, ai u perfshi ne një revoltë të armatosur kunder Perandorise Osmane dhe u bë protagonist në rezistencën shqiptare kundër forcave Osmane. Kur u formua Lidhja e Prevezes ai emërohet kreu i degës lokale në Preveze.

Pasi forcat Osmane arritën të shuajnë Lidhjen e Prevezës, rreth vitit 1886 ata arrestojne Osman Takën duke e akuzuar për tradhti dhe e burgosin ne Janine duke e dënuar me vdekje. Ne momentin e ekzekutimit kur ai u pyet për të dhënë dëshirën e tij të fundit, ai shprehu deshiren te kërcente nje valle. Tradita popullore thotë se vallëzimi i tij ishte aq i bukur sa që oficeri i ushtrisë osmane i prekur nga kjo valle i fali jeten. Historia tregon se pas disa ditësh te lirimit te tij nga burgu ai kapet sërish dhe vritet ne Konispol.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close