Skandaloze! Shteti i Kosovës, ështē kapur dhe manipulohet pikërisht pērmes Rtk-s (alias; Tv Bastiles)!

Fadil Maloku

Të nderuar miq dhe qytetar të dashur

1. Më dt.18.09.2019, pata konkurruar (sipas një konkursi të shpallur paraprakisht) për anëtarë Bordi të Rtk-s. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëherë askush nga Rtk-ja nuk më ka ftuar e as konsultuar (gjë që ka qenë e obligueshme edhe me ligj!) në cilësinë e një pretendenti që ka shpreh interesim pēr ta ndihmuar këtë medium publik, me angazhimin dhe përkushtimin e tij publik.

2. Sot, në Parlamentin e Kosovēs u lexuan emrat që duhet të votohen për anëtarë Bordi të Rtk-s. Emri im, si kandidat potencial dhe konkurrues me të gjithë të tjerët militantët (a)partiak nuk figuronte!? Kjo mē shtyri ta thras ne tel Drejtorin, i cili për çudi nuk po dijtka asgjë?! S’këndejmi, për hirë informimit të drejtë dhe pēr hirë tē sidomos jokorrektësisë që ka treguar Komisioni i Rtk-s së bashku me drejtorin në fjalë i cili nuk më dha asnjë përgjigje për shkakun e mosfigurimit të emrit tim në listën e njerëzëve që konkurruan (me tri rekomandime nga tre pedagoge relevant nga gazetaria dhe sociologjia kosovare) për anëtarë Bordi, po e bëjë kë reagim publik.

3. Kjo ështē dëshmia më e mirë qē RTK-j, si Televizion publik, e për të cilin paguajmë taksa nga xhepat tanë si qytetarë, nuk përfill as kriteret e konkursit, e as normat etike e morale të konkurimit!?
Si ka mundēsi që Komisioni vlerësues për Bord të Rtk, TA FSHEHË (nē fakt e konteston pa asnjë fakt e as paralajmërim paraprak!) KËRKESËN TIME PËR KONKURSIN PUBLIK, ku shumë lehtë përmes letrës së PRANIM-DORËZIMIT, mund të dëshmohet interesimi im!?

Si ka mundësi që askush në Rtk–s’ka asnjë përgjigje për këtë gjest SKANDALOZ!?

Si ka mundēsi që as drejtori Ngadhnjim Kastrati, nuk ka asnjē përgjigje pēr këtē skandal të radhës në Rtk!? Ku jeton ky njeri? Me cilēn orbitë sociale e politike ështē vendosë në këtë post!?

Si ka mundësi qē anëtarë Bordi me u promovua vetëm “kandidatët” militant partiak të LDK-s, PDK-s, Vv-es, AAK-s, me pedigre e militantizëm partiak!?

A mos kanë pritur, këto subjekte qē unë do t’i lus pēr favorizim timin nē këtë konkurrencë të egër idiotieske partiake!?

Rtk-ja, vërtetë është shëndrru në TvBastilje, si kētyneherë Tv-Prishtina me Hajrije Spikericën!? Turp, ështē që më pagat e taksapaguesve Ky Televizion, me u sjellē me këtë arrogancē e injorim tē vlerave demokratike.

Ky rast është dëshmia më e mirë që Rtk-ja, NUK ështē Tv publik, po Tv-on i kapur nga oligarkët politik, të cilët duke dijtur qëndrimn tim publik për rrjedhat negative në shoqërinë kosovare, nuk kanë lejuar që emri im të shkoj në Parlamentin e Kosovës, ku deputetët eventualisjt do mē votonin, si një njeri që nuk avokon kauza partiake por sosh shtetërore e kombëtare!

Rtk-dëshmoj që s’e meriton as edhe një cent të vetëm as për shërbime informative, e as për vlera promovuese!

P.S. Shpërndajeni, nē mënyrē që qytetaria ta kuptoj se kend po e paguan nga xhepi i tyre

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close