Spanja rikthehen kufizimet

ATSH-DPA/ – Spanja vendosi sot sërish kufizime për shumë aktivitete në natyrë, në përpjekje për të rivënë nën kontroll shpërthimin e rasteve të COVID-19.

“Jeta e natës do të ndalohet, tani për tani, në një përpjekje për të shmangur grumbullimet në turma të mëdha, ku virusi mund të përhapet më lehtë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Gjithashtu, dua t’u bëj thirrje të rinjve dhe t’u kujtoj atyre për rëndësinë e ushtrimit të disiplinës. Është një situatë e patolerueshme, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë ndaloi, gjithashtu, pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit në natyrë, në hapësirat ku nuk mund të ruhet distancimi shoqëror.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close