Analisti Bjellorus nxjerr dëshmi:Pjestarë nga Njësia e Operacioneve Speciale Serbe kanë ndihmuar regjimin e Lukashenkos për t’i shtypur protestat e opozitës

Pas zgjedhjeve në Bjellorusi ku Lukashenko doli si fitues absolut duke fituar mbi 80 përqind të votave kundrejt kandidates së opozitës Svetlana Tikhanovskaya,kanë shpërthyer protesta masive duke akuzuar regjimin për manipulim të votave.

Këto protesta forcat e regjimit të Lukashenkos i kanë shtypur me forcë.Regjimit në shtypjen e demonstratave mund t’i kenë ndihmuar edhe forca ushtarake serbe!Kështu të paktën ka shkruar në Twitter analisti belarus Franak Viačorka.

Unë bëra një hulumtim të vogël, duket se Njësia e Operacioneve Speciale Serbe ishte e pranishme dhe mund të kishte marrë pjesë në thyerjen e protestës në Bjellorusi. Ushtarët serbë u panë edhe në Brest. sot.,ka shkruar në Twitter Franak Viačorka ,përkrah fotografive që dëshmojnë praninë e ushtarakëve serb në atë vend.

Më pas po në twitter Viačorka kaa shkruar edhe se:-10 ditë para goditjes (30 korrik) Vuçiq dhe Lukashenka kishin një bisedë telefonike të promovuar gjerësisht në mediat shtetërore Bjellorusi. Ata ranë dakord të takohen personalisht menjëherë pas zgjedhjeve.

Këto pohime të analistit Franak Viačorka është munduar t’i mohojë ministri serb i mbrojtjes Vulin i cili pamjet e publikuara nga analisti i ka quajtur “foto montazhë”.
Edhe Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë i ka demantuar këto njoftime për praninë e siç thuhet në demant të “Mercenarëve serbë”,për të pohuar praninë e ushtarakëve serb por duke thënë se ata ishin pjestarë të një njesiti serb i cili kishte marrë pjesë në Lojërat Ushtarake Ndërkombëtare 2020!

Ministria,përveç tjerash ka njoftuar se ” në kuadër të Lojërave Ndërkombëtare 2020, Bjellorusia do të zhvillojë tre gara, dhe se ekipi kombëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë do të marrë pjesë në njërën prej tyre.Është një konkurs në disiplinën e gjuajtjes me snajper, i cili po zhvillohet në Brest.

Më parë,në rrjetet sociale u shfaqën akuza për ardhjen e njerëzve me uniforma ushtarake në Bjellorusi, të cilët mund të jenë të lidhur me njësi të Forcave të Armatosura Serbe, . Thuhej se ata erdhën në Bjellorusi për të “shpërndarë protestuesit”, të cilët po protestojnë pas fitores së Aleksandër Lukashenkos në zgjedhje.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close