Edi Rama:Homazh shkodranit të madh ,Filip Shiroka

FILIP SHIROKA, shkodrani i madh, u lind në gusht ,161 vite më parë.
Mjeshtëri shfaqi pa dallim; zanatin e armëve e mësoi krah atyre burrave motit që luftuan për mbrojtjen e trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit; aftësinë për të stërvitur penën elegante në kallamarin e skrivanisë, e përftoi pranë mësuesit të tij Leonardo di Martino; prirjen për udhëheqësi përmes fjalës së qëruar që nuk i ra kurrë poshtë në diasporën e largët në Lindjen e Mesme, nga Egjipti në Liban, e mori prej Shkodrës fisnike dhe fretënve të përkushtuar e me një sens morali qelibar.

Poeti i dallëndyshes që vjen e ikën me kumtë plot, ishte një zotëri krejt në fazë me kohën e vet. I ndërgjegjshëm për detyrën kombëtare, ky biznesmen i respektuar, por edhe nëpunës me përvojë në sektorë strategjikë për kohën, ndihmoi me mish e me shpirt çështjen e përbashkët dhe mbeti deri në fund një vëzhgues i hollë i elitave tekanjoze shqiptare, siç e dëshmon letërkëmbimi i tij interesant me Imz. Gjini della Pietra-n, rektorin e Kolegjit papnor të Shkodrës.

Hyjnor në sonetet e tij, që shpalosin një gegnishte plot hijeshi, të rrokshme dhe përkundëse për çdo shqipfolës, kudo ku ndodhej i shpërndarë, Filip Shiroka nuk ka qenë asnjëherë thjesht një ëndërrimtar, sikundër rëndom pritet nga poetët, por mirëfilli një veprimtar, ndaj do të mbetet gjatë një model për të gjithë, thënë ndryshe një shqiptar i ëndërruar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close