Fëmijët e përhapin Covid-19 si të ftohtin e zakonshëm

ATSH/ Fëmijët mund të jenë në gjendje ta përhapin Covid-19 po aq lehtësisht sa përhapin edhe një lloj tjetër koronavirusi, siç është i ftohti i zakonshëm.

Sipas Uilliam Haseltine, ish-profesor në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ka shumë arsye të dyshohet se virusi i ri, edhe pse mund të vrasë, sillet pak a shumë si virusi i të ftohtit në kuptimin e transmetimit. Dhe fëmijët sipas tij, e transmetojnë të ftohtin e zakonshëm.

Sipas ekspertëve, thuajse të gjitha sëmundjet respiratore, përfshirë të ftohtin, shkaktohen nga koronaviruse. Dhe ky i fundit është nga e njëjta familje. Ai përdor të njëjtët receptorë në kalimin hundor si edhe viruset e të ftohtit. Në rastin e SARS-CoV-2, ai mund edhe të vrasë. Ata paralajmërojnë se fëmijët mund të infektohen dhe të infektojnë të tjerët, ndaj duhet të mbajnë maska. Sipas tyre, fëmijët deri në 5 vjeç mund të jenë shumë infektues për të tjerët. Rezulton se ata kanë një mijë herë viruse në hundën e tyre nga sa nevojiten për të infektuar ndaj edhe konsiderohen transmetues të mëdhenj.

Ka patur ndërkohë sipas një raporti të fundit 90 për qind rritje të numrit të rasteve të COVID-19 mes fëmijëve në SHBA gjatë katër javëve të fundit.

Javën e kaluar, OBSH tha se pandemia po fillon të zhvendoset tek popullata më e re në shkallë globale, ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara deri më tani janë tek persona të moshave nga 25 deri në 64 vjeç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close