Kryeministri Hoti shërohet nga Coronavirusi, të hënën del në zyrë

Kryeministri Avdullah Hoti gjendet në izolim tash e dy javë, meqenëse ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

Sipas Beqirit, gjendja e Hotit është e mirë dhe se pritet që nga nesër të dal në zyre.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”, ka thënë Beqiri për Express.

Ndryshe, Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai ka bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close