Me 16 gusht 2003 ka vdekur Gjon Shllaku, përkthyes epik shqiptar.

Leu djali i dytë i Prelë Shllakut dhe Pinës së Hilë Temalit, mes Lecit dhe Luigjit. Gjyshi i tij kishte rënë nga fundi i shek. XIX prej Logut të Gegajve të Shllakut në Shkodër, i ati kishte qenë blegtor në toka të marruna me qira. I ati i vdes qysh kur Gjoni ishte 1 vjeç, si rrjedhim duke mos e njohur të atin. Rritet jetim tek daja Ndoc Hilë Temali.

Tri klasët e para të fillores i kreu në shkollën françeskane, ndërsa klasën e IV-t dhe të V-të në shkollën shtetërore tek “Dugajtë e reja”. Më pas, më 24 shtator 1935 deri 9 dhjetor 1945, studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë1], zotëron mirë greqishten e lashtë, latinishten, frëngjishten dhe italishten2]. Filloi të shkruante me pseudonimin “Lyricus”.

Më 9 dhjetor 1946, ra në burg, ishte në moshën 23 vjeçare u dënua me burg të përjetshëm fillimisht si antar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, si përfundim ka bërë 12 vjet në burgun e Burrelit dhe në baltat e Myzeqesë. Në burg u njoh me Hirësinë e tij, Át Visarion Xhuvani, me të cilin thellon njohuritë në greqisht1]. Pas daljes nga burgu më 19573] ka punuar te ndërmarrja Zukth-Kashta në Shkodër si llogaritar-normist deri në pensionim4]. Mbas rënies së regjimit gëzon njohjen e duhur të mundit të bërë, dhe vdes pak muaj mbasi mbushi të tetëdhjetat.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close