Të shtëna me armë në bjeshkën e Moknës, Policia arreston 4 serbë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri

Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete.

Policia e Kosovёs nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar:

• Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fishek,

• Një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishek,

• Një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishek,

• Një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë

• Një (1) pushkë gjuetie me 14 fishek.

Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar:

• R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok

• P.Lj i lindur me 1984 Mitroviё

• G.M. i lindur me 1971 Mitrovicё

• M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close