Albin Kurti përkujton mësuesin patriot, Fazli Greiçevci

56 vite më parë, më 17 gusht 1964, në burgun e Prishtinës pushtuesit serbë vranë mësuesin patriot, Fazli Greiçevcin. Në luftën e kombit për liri e bashkim, Fazli Greiçevci ishte në mesin e veprimtarëve më të shquar të viteve ‘60 të shekullit të shkuar. Ai ishte ndër themeluesit e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi, dhe si poet e mësues nuk ndalej së përhapuri idenë e qëndresës pa u ndalur e pa u thyer. Në prill të vitit 1964 ngriti flamurin kombëtar në majën e Goleshit. E për veprimtarinë e tij u arrestua në gusht të atij viti, u torturua çnjerëzisht nga UDB-ja për 14 ditë, dhe vdiq si hero, pa i mohuar bindjet e veta.

I vetëdijshëm se ndoshta nuk do ta arrinte vetë ditën e lirisë, ai i shkruajti kësisoj flamurit tonë kombëtar:

“Kur burgu sytë m’i verbon
Përsëri kam me jetu…
O ty dikush do të feston,
Unë prap kam me u gëzu.”

Po sot, përkujtojmë edhe dëshmorin e UÇK-së Cen Dugollin, i cili vdiq 22 vite më parë, më 17 gusht 1998, pas torturave në duart e hetuesve, në burgjet e pushtuesve. Cen Dugolli u arrestua në shtëpinë e vet në Ferizaj, në qershor 1998. Dy muaj rresht ai u torturua deri sa iu ndal zemra. Por kurrë nuk i tregoi shokët e tij.

Lavdi për heronjtë tanë, të cilët duhet t’i kujtojmë përherë, idealistë siç kanë qenë. Ideali e çon përpara popullin tonë dhe projektin kombëtar, dhe historia e dëshmorëve është mësuese për ata që rriten në liri, që kurrë më të mos e humbin atë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close