Gjykata merr vendim për ish-ministrin Baliq

Kirurgu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Numan Baliq është arrestuar të mërkurën e javës që lamë pas rreth orës 23.00 me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një paciente në repartin ortopedik

E Gjykata Themelore në Pejë i ka shqiptuar një muaj paraburgim ish-ministrit të Shëndetësisë kosovare, Numan Baliq me arsyetimin se ky person ka kryer veprën penale seksual nga neni 229 par.3 nënpar.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.

Themelorja e Pejës në vendim e saj jep detaje rreth asaj se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje,

Sipas Gjykatës, me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close