Hidrogjeni, magjia e 355 km/orë dhe zero emetimeve

ATSH-ANSA/ – Kompania ”Nikola” po bën revolucionin e lëvizjes duke anashkaluar fazën e modeleve të baterive dhe synon që në vend të kësaj të zhvillojë zgjidhjen e qelizave të karburantit me energji hidrogjeni.

Një vizion që dukshëm e shtyu Angelo Kafantaris, bosin e ”Hyperion”, të nisë projektin e tij XP-1, të cilin mediat e Amerikës së Veriut e kanë përcaktuar si ”një Bugatti me emetime zero”.

Kafantaris ka bërë një marrëveshje me Qendrën e Inovacionit të Energjisë ”Tech Belt” dhe ka zhvilluar në sajë të fondeve të konsiderueshme në Kaliforni, një hipermakinë me një linjë të ngjashme me elementë të ”Bugatti”-t.

XP-1, lëviz falë qelizave të karburantit me energji nga hidrogjeni, është dizajnuar pjesërisht për të funksionuar si një mjet prototip.

Potenciali i hidrogjenit, në të vërtetë, nënvizohet nga shifrat e komunikuara nga kompania: shpejtësia maksimale prej 355 km/orë, 0-100 km/orë për 2,2 sekonda dhe diapazoni deri në 1 635 kilometra me një serbator të vetëm hidrogjeni.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close