Lëvizja Vetëvendosje: Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët i zbatojnë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe partnerët e tij qeverisës se po i vënë në zbatim kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjë e cila sipas kësaj partie, ka ndodhur edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje përkujton se Qeveria Hoti më herët mori vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, hoqi pastaj dorë nga fushata për njohjet e Kosovës shtet dhe tash ka ndalur edhe projektet rrugore.

“Tashmë është bërë e zakonshme për këtë qeveri të zbatojë kërkesat e Serbisë, gjë që në kontrast të plotë me indiferencën e saj ndaj kërkesave të popullit të Kosovës. Më parë u hoq reciprociteti, pastaj u ndal fushata diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e tani po ndalen edhe projektet rrugore. A është kjo qeveri vartëse e Vuçiqit apo çfarë? Cili është qëndrimi i atyre që mburren për patriotizëm brenda në qeveri, kur as premtimin e tyre elektoral, rrugën Deçan-Plavë nuk e ndërtojnë dot pa lejen e Serbisë? Sigurisht që s’kanë qëndrim, sepse dëshira për pushtet dhe frika nga zgjedhjet ua ka mbyllur gojën”, thekson Lëvizja Vetëvendosje.

Duke kujtuar se banorët e Deçanit kanë nevojë për investime dhe infrastrukturë, e lidhja e Plavës me Kosovën është projekt me rëndësi kombëtare, Lëvizja Vetëvendosje thekson se Manastiri i Deçanit është po ashtu një institucion i rëndësishëm fetar, e që mbrohet nga ligji e shteti i Kosovës, andaj konfliktet e tilla nuk ka arsye fare pse të bëhen çështje ndërshtetërore.

“Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë kompromisin e pranueshëm për palët, dhe të vazhdojnë punimet. Por një qeveri e varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e cila shquhet për paaftësinë e saj, në çdo rast po krijon mundësinë që Serbia të ndërhyjë në Kosovë. Kjo qeveri duhet të lëshojë udhë, edhe për të mirën e banorëve të Deçanit e Plavës, edhe për të mirën e Kosovës. Çdo ditë që kalon, bëhet shumë vonë. Nuk kemi kohë për të humbur me politikanët dhe politikat e 20 viteve të fundit. Duhet të rikthehemi te qeverisja e mirë dhe përfaqësimi dinjitoz”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, në Deçan. Një pjesë e kësaj rruge e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Ai ka vlerësuar me rëndësi jetike këtë rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj.

Mirëpo, nga kryeministri kërkohet që të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike në terren për ta kompletuar këtë rrugë që e lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së kryeministrit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close