NIS REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË SHKOLLAT E MESME

Të gjitha shkollat e mesme në vend nga sot kanë hapur konkursin për pranimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin e ri shkollor 2020/2021. Konkursi do jetë i hapur deri më 21 gusht.

Në mëngjes u pa një numër i madh i nxënësve tek po prisnin të aplikonin në shkollat e kryeqytetit. Ndonëse kishin maska, nxënësit që po prisnin në radhë për të aplikuar nuk po respektonin masën e mbajtjes së distancës si një rekomandim i cili është dhënë për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Yll Hasimi është njëri nga nxënësit i cili kishte zgjedhur që shkollimin e mesëm ta vazhdojë në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri”. Këtë përzgjedhje thotë se e ka bërë pasi sheh perspektiv më të madhe.

“Kam ardhur në Natyror për shkak se mendoj se është më mirë për të ardhmen…Ka qenë pak më lehtë për shkak se ashtu-kështu testi ka qenë më i padrejtë ashtu-kështu nxënësit kanë kopjuar …Besoj që për nxënësit e shkëlqyer është edhe më mirë”, tha ai.

Edhe Diar Abdullahu thotë se ka zgjedhur Gjimnazin Natyror pasi që në të ardhmen veten e sheh si një mjek. Ai thotë se mos mbajtja e Testit të Arritshmërisë i ka penalizuar nxënësit që nuk gëzojnë sukses të mirë në shkollimin e mesëm të ulët fillor.

“Shkaku që më ka shtyrë është sepse kam prirje për kimi dhe biologji në këto lëndë jam shumë i suksesshëm. Arsyeja tjetër është se e gjej vetën si në profesion në mjekësi…Shumicës ia ka lehtësuar dhe shumicës ia ka vështirësuar se ata që nuk i kanë pasur notat e mira kishin mund të kishin pikë të shumta në test, dhe kanë mundur të regjistrohen në shkollat që kanë dashur”, tha ai.

E drejtori i gjimnazit shkencor “Sami Frashëri”, Fetah Zejnullahu, për KosovaPress thotë se këtë vit shkollor në klasën e 10-të do të pranohen gjithsej 350 nxënës, 320 prej tyre në mësimin në gjuhë shqipe dhe 30 në gjuhën turke.

Zejnullahu tha se në mëngjes në këtë shkollë ka pasur fluks më të madh të nxënësve, por që janë munduar me mundësitë që i kanë pasur që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Deri në mesditë në Gjimnazin e Shkencave Natyrore për klasën e 10-të kanë aplikuar 270 nxënës.

“Këtë vit për vitin 2020/21 gjimnazi ‘Sami Frashëri’ planifikohen 10 paralele me 32 nxënës në klasë, 320 nxënës i pranon në mësim në gjuhën shqipe, ndërsa një paralele me 32 nxënës në gjuhën turke, pra 11 paralele gjithsej me 350 nxënës gjithsej….Fakti që gjimnazet janë shkolla elite, edhe kriteret paraqiten ashtu. Siç e dini ju nëpër gjimnaze kriteri për aplikim për të pasur të drejtë për të pasur të drejtë aplikimi është që në lëndët prioritare ta kenë notën mesatare 4 e lartë, lëndët prioritare caktohen varësisht nga drejtimi… Kur po raportojmë janë diku rreth 270 nxënës që kanë bërë aplikim në gjuhën shqipe nga 320 kanë mbetur edhe 70 është dita e parë, në fillim patë goxha shumë fluks u munduam të mbajmë distancën” , theksoi Zejnullahu.

Nxënësit që kishin interesim të madh për aplikim edhe në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmeti Gashi”.

Ajet Brajshori, drejtor i këtij gjimnazi, tha për KosovaPress se në këtë vit shkollor kanë planifikuar që në klasat e 10-ta në këtë gjimnaz të pranohen 448 nxënës.

Interesimi për aplikim ishte mjaftë i madh deri në orët e pasdites vetëm sot kanë aplikuar 210 nxënës.

Brajshori po ashtu tha se kanë ndërmarrë të gjitha masat që nga ky proces të mos rrezikohet askush nga pandemia.

“Ne në planifikim për të regjistruar i kemi 448 nxënës, deri më tani diku rreth 210 nxënës kanë aplikuar të cilët janë të gjithë janë mbi mesataren 4 të suksesit të përgjithshëm dhe lëndëve prioritare apo bazike gjuhë shqipe, angleze apo histori dhe letërsi. Regjistrimi ka filluar sipas agjendës në orën 08:00, diku në 07:30 kanë qenë shumica e nxënësve. Shkolla i ka ndërmarrë të gjitha masat, qysh në ditën e premte i kam përgatitur lokalin dhe masat tjera në situatë çfarë jemi dhe menduar t’i respektojmë ato masa”, tha ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në klasat e dhjeta këtë vit shkollor pritet të regjistron 26.261 nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë.

Pas anulimi të Testit të Arritshmërisë, për shkak t situatës epidemiologjike në vend regjistrimi në klasën e dhjetë këtë vit po bëhet në bazë të notës mesatare që nxënësit kanë treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën.

Konkursi për pranimin e nxënësve në klasën e dhjetë do jetë i hapur deri këtë të premte, ndërsa rezultatet do të bëhen të ditura më 24 gusht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close