Sifilisi ishte përhapur në Europë para se Kolombi të shkonte në Botën e Re

ATSH-ANSA/ – Sifilisi mund të jetë përhapur në Europë edhe përpara se Kristofor Kolombi të lundronte drejt Botës së Re.

Kjo hipotezë, që përjashton eksploruesin gjenovez nga akuza se ka importuar ”sëmundjen e turpit”, doli pas një studimi të Institutit të Mjekësisë Evolucionare të Universitetit të Zyrihut, i botuar në revistën ”Current Biology”.

Duke analizuar disa skelete që gjenden në Finlandë, Estoni dhe Holandë, studiuesit zbuluan gjurmë të infeksioneve të shkaktuara nga disa subspecie të bakterit ”treponema pallidum”, substanca përgjegjëse për sifilizin.

Të dyja analizat molekulare të gjenomit të tyre dhe datimi i radiokarbonit të mostrave tregojnë se mikroorganizmat datojnë në një periudhë midis fillimit të shekujve XV dhe XVIII, pra ”treponema pallidum” ka qenë e pranishme në Europë para udhëtimit të famshëm të Kolombit.

“Duket se epidemia e parë e njohur e sifilizit nuk mund t’i atribuohet vetëm udhëtimeve të Kolombit në Amerikë. Llojet e ndryshme mund të kenë evoluar së bashku duke shkëmbyer materiale gjenetike para dhe gjatë kontaktit ndërkontinental. Mund të na duhet të rishikojmë teoritë tona mbi origjinën e sifilizit dhe sëmundjeve të tjera nga bakteret troponema”, theksoi gjenetistja Verena Schunemann./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close