Ura e Mesit

Ura e Mesit mbi lumin Kir në fshatin Mes të Shkodrës, është e dyta për nga madhësia në Shqipëri, si dhe një nga urat më të mëdha në Ballkan. Kjo urë guri mesjetare bënte pjesë në rrugën e karvaneve që lidhte Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Cukalit.

Ajo përfaqësonte një ndër objektet më të rëndësishme të ndërtuara në pellgun e Shkodrës nga familja e Bushatllinjve, e cila njihej për traditën e saj të ndërtimit jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Malin e Zi. Uraështë ndërtuar nga Mehmet Pashë Plaku (Bushati) në vitin 1768, me një gjatësi prej 108 metrash. Ura e Mesit ngrihet mbi 11 qemere rrethore dhe mbi dy dritare lehtësuese. Në qendër të vet ka qemerin e madh me hapësirë drite 21.5 metra.

Në kohën e ndërtimit, ura ka qenë më e vogël dhe përbëhej vetëm nga qemeri i madh me dy dritaret anash dhe me një qemer më të vogël majtas qemerit kryesor. Por në mënyrë të veçantë për shkak të dëmeve, që shkaktoheshin nga prurjet katastrofike të lumit Kir që mbikalonin urën, ajo u zmadhua duke u zgjatur drejt brigjeve dhe duke arritur në pamjen që ka në ditët e sotme.
Marrë nga libri “Rrugë dhe ura në Shqipëri” me autor Prof. Dr. Valter Shtylla

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close