Zbulimet arkeologjike që i përkasin epokës ilire, dëmtohen dhe hidhen në lumin Vjosë!!

Keqpërdorime,vjedhje,dëmtime të vlerave arkeologjike shqiptare kanë ndodhur ndër vite  pa i dhënë dikujt llogari.Në vend që njerëzit dhe shteti t’i marrin në mbrojtje ,ato  si artifakte që dëshmojnë dhe mbrojnë historinë e lashtë të një kombi të tërë i janë lënë stihisë së sjelljeve të papërgjegjshme dhe shkatërruese të individve që s’njohin asgjë tjetër përveç interesin momental!

Një përdhosje e të tillë që ka ndodhur kohëve të fundit është shkaktuar nga firma ndërtuese jatë punimeve të bëra në rrugën e Memaliajt janë zbuluar disa varre ilire, një prej tyre është edhe kjo varrezë e sjellë në rrjetet sociale nga ambientalisti Sazan Guri,i cili kishte publikuar foton krahas textit ku shkruante:

“Këtë gur varri me mbretëreshën me një gjarpër e me një pishtarë që ishte hedhur në lumin Vjosë e shpëtoi një djalë nga mijëra copëra të thyera brenda në Vjosë.

Mirë i hodhe po pse i theve, mirë i theve po pse i mbyte në lumë, o ditëzi, o barbar”, shkruan ndër të tjera ai.”

Ishte një nga 200 varret ilire të gjetura gjatë ndërtimit të rrugës së re pa shkuar në Memaliaj, te fshati Iliras .Pra ky fshat kot nuk e mban këtë emër,tregon lidhjen direkte drejt e në lashtësinë ilire të këtyre hapësirave.

Edhe njëherë më shumë edhe këtu është dëshmuar se shteti dhe Instituti Arkeologjik merren me punë të tjera duke mos patur kohë të merren me historinë e çmueshme të këtij vendi!!

/Xh.Arifi/Pronformacion.com/

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close