Cakaj përshëndet marrëveshjen: Tre poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

ATSH/ Ministri në detyrë për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Artan Grubin, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në e Zoran Zaev.

Cakaj ka shprehur urimet për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim.

“Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar”, u shpreh Cakaj.

“Me një fjalë, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut”, thotë Cakaj.

“Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë Ali Ahmeti e Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Cakaj.

“Me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe punën e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundoi ministri në Detyrë për Europën e Punët e Jashtme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close