Kryetari i Komunës së Deçanit, Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, s`kam folur me Hotin

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë filluar ditën e djeshme dhe janë duke vazhduar. Punimet në këtë segment rrugor ishin ndërprerë të dielën.

“Punimet kanë filluar dje dhe po vazhdojnë edhe sot”, tha ai.

Ramosaj që iu është drejtuar me letër publike presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, duke kërkuar që Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i kësaj rrugë, tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin Hoti rreth kësaj kërkese.

“Nuk kam pasur sot ende komunikim, por po pritet që nesër me pas takim me të nëse del negativ gjithsesi”, tha ai.

Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë pezulluar të dielën pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti drejtuar komunës së Decanit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close