LSDM dhe BDI arritën marrëveshjen e koalicionit, PDSH partnere qeveritare

ATSH-MIA/ – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi sot arritjen e marrëveshjes për formimin e shumicës parlamentare, formimit të qeverisë dhe ndarjen e ministrave me BDI-në.

“E saktësuam dhe e konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm mes LSDM-së, koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së”, tha Zaev.

“U arrit marrëveshja e koalicionit për krijimin e shumicës parlamentare, për ndarjen e përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë me mandat të plotë, që në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, vazhdoi ai, duke shtuar se do të jetë ai kreu i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Zaev theksoi se marrëveshja do të paraqitet edhe para partive të tjera, që janë pjesë e koalicionit “Mundemi”, si edhe para PDSH-së, si partnere e ardhshme qeveritare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close