SERBIA DHE ORTODOKSIA HEGJEMONISTE POLITIKE

shkruar nga Prend Buzhala

Serbia gjithmonë iu thoshte rusëve se ajo mbron kufijtë perëndimorë të ortodoksisë. Me Malin e Zi u pa: mbron hegjemonizmin politik e jo ortodoksinë. As kishat ortodokse.
Edhe me veprimn erdoganist kundër kishës Aja Sofia në Stamboll u pa: Serbia nuk mbron ortodoksinë as krishterimin, aq i bën asaj për këtë qendër botërore të krishterimit pse shndërrohet në xhami, por dhembjen e ka gjetiu: te hegjemnonizmi politik pushtues në emër të fesë… ajo mbron alenacat e moçme me rusët e otomanët e dikurshëm.

1.
Por Serbia (dhe Rusia), që e bëjnë veshin e shurdhër për Aja Sofinë e shndërruar në xhami, si po sillen ndaj Kosovës, me Manastirin e Deçanit?!
Pikërisht në kohën kur në Vashington duhet të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi, ata u bien daulleve të manastireve.
Domethënë, ajo zonë është krijuar për arsye politike e aspak për arsye fetare ORTODOKSE!
Kur t’u nevojitet politikisht Serbisë, aty ndizen fitilat serbë për ta krijuar një problem “zone”, një problem që fare nuk ekziston! Madje, edhe për ta shtruar në “tryezën e bisedimeve” në Vashington! Serbët gjithnjë kanë përdorë edhe maksimën “Të dobëtin rrahe, para të fortit përulu”: para Turqisë e Amerikës ata përulen, kurse kundër shqiptarëve përdorin politikën e zjarrit e të hekurit.

2.
Serbia kurrë nuk kanë parë rrezik nga Turqia islame, por nga shqiptarët liridashës që i sulmon në emër të fesë politike.
Në fakt, duam të vërtetojmë se nuk ishte fjala aspak për forcimin e ortodoksisë, por për përforcimin hegjemonist serb mbi territore e popuj tjerë.
Madje, vetë Stefan Nemanja i Mesjetës (që po e mbrojnë me zjarr disa psuedo të vetëshpallur historianë se na qenka arbëror)… dikur thoshte se duhet çrrënjosur me themel edhe emri i grekëve, i bogomilëve dhe sidomos i katolikëve. Madje, me ardhjen e tij, humb pavarësia fetare e krishterë (katolike dhe ortodokse) arbërore me pushtimet që ai ua bëri Prishtinës e Lipjanit.
E arvanitas ishte edhe gjenerali grek Zerva që shfarosi Çamërinë), ashtu si ishin ballaban pasha apo pashallarët tjerë gjakatarë e shfarosës.
Me veprimet e kohëve të fundit kundër Malit të Zi dhe kundër Kosovës, Serbia po hedh hapat e fundit gjoja për ta vërtetuar “pronësinë” mbi këto hapësira e shtete të pavarura.

(18 gusht 2020)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close