Shtetet e Bashkuara dhe Rusia bisedojnë për kontrollin e armëve bërthamore

Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.

Takimi dy-ditor në Vjenë drejtohet nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

“SHBA-ja është e përgatitur për një dialog serioz”, tha Billingslea me të arritur në Vjenë.

Traktati New START vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, në jo më shumë se 1,550 nga secili shtet.

Dy raundet e para të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u zhvilluan në qershor dhe korrik, por nuk u shënua ndonjë përparim i dukshëm për një zgjatje të mundshme të traktatit.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës të bashkohet në negociata, por Pekini e ka refuzuar propozimin.

Kina, vlerësohet se ka rreth 300 armë bërthamore./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close